Sami Istrefi, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington D.C., një ceremoni me rëndësi ndërkombëtare që mbledh personalitete të larta nga institucionet shtetërore të vendeve të ndryshme.
Në këtë ngjarje, ku Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mbajti fjalën kryesore, Istrefi u shoqërua nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe prokurori special, Naim Abazi. Gjatë qëndrimit të tyre në Washington, delegacioni kosovar ka planifikuar të marrë pjesë në aktivitete të tjera zyrtare dhe të zhvillojë takime me synim për të rritur bashkëpunimin profesional dhe për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare.
Këto përpjekje synojnë të përmirësojnë efikasitetin në realizimin e detyrave të tyre dhe të forcojnë sundimin e ligjit në Kosovë.

Leave a Reply