Sami Lushtaku kufizon fishekzjarrët, përjashtim një orë për Vitin e Ri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, duke synuar ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë publike, si dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mjedisit.

Ky vendim lejon përdorimin e fishekzjarrëve vetëm për një orë gjatë natës së Vitit të Ri, ndërsa në çdo kohë tjetër është i ndaluar plotësisht. Institucionet përkatëse do të kenë për detyrë zbatimin e kësaj urdhërese, dhe cilido që do ta shkelë atë do të përballet me sanksione sipas legjislacionit në fuqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *