Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor për të diskutuar financimin e Ukrainës për dy vitet e ardhshme.
Ndërkohë, më 17 dhjetor, Brukseli do të presë samitin vjetor BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë gjashtë vende aspiruese: Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila do të zhvillojë takime me liderët e BE-së ku do të diskutohet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Franca, e mbështetur nga disa vende të tjera, ka ngadalësuar heqjen e këtyre masave deri pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës më 28 dhjetor. Samiti do të trajtojë edhe dialogun Prishtinë-Beograd, i cili ka ngecur që nga shtatori 2023.
BE-ja kërkon zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përfshirë njohjen e ndërsjellë të simboleve shtetërore dhe reformave të tjera. Në samit pritet të diskutohet edhe Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, që ofron 6 miliardë euro për reforma dhe investime ekonomike.
Ky plan synon të përshpejtojë zhvillimin ekonomik në rajon për dekadën e ardhshme.

Leave a Reply