Në Londër sot zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit, ku Britania e Madhe është mikpritëse.
Ky samit mbledh së bashku vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë, me qëllim për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të përshpejtuar integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Në këtë takim, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të përfaqësojë vendin e tij.
Gjatë vizitës në Londër, ai do të marrë pjesë në disa takime bilaterale dhe ngjarje të tjera të organizuara në kuadër të samitit. Një ditë më parë, Kurti ishte i pranishëm në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku mbajti një fjalë dhe diskutoi tema të lidhura me sigurinë dhe solidaritetin me Ukrainën.
Ai gjithashtu pati një takim me diasporën shqiptare në Londër.

Leave a Reply