Gjatë seancës dëgjimore për rastin e dyshuar të vjedhjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, disa nga të pandehurit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.
Seanca, e cila filloi në orën 16:00, u ndërpre disa herë deri në përfundimin e saj në orën 23:00 të së premtes, njoftoi Gjykata Themelore e Prizrenit. Gjatë procesit gjyqësor, gjyqtari i procedurës paraprake ndërhyri për të ofruar ndihmë urgjente për palët që kishin nevojë, duke e vazhduar seancën pas stabilizimit të gjendjes së tyre.
Për katër nga të dyshuarit, prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, ndërsa për të tjerët është kërkuar detyrimi për paraqitje në stacion policor dhe ndalimi i afrimit te objekti i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Leave a Reply