Seanca gjyqësore në Banjskë për sulmin terrorist zhvillohet sot

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot do të zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me sulmin në Banjskë.

Të akuzuarit për këtë rast janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Ata janë përballur me akuza për përfshirje në një sulm terrorist më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, që kishte për qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës për t’u bashkuar me Serbinë.

Aktakuza kundër këtyre personave është ngritur më 11 shtator 2024. Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 9 tetor të po atij viti, të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, qëndrimi i të cilëve mbeti i njëjtë edhe në seancën e 17 prillit 2025.

Ky sulm rezultoi me vrasjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku, si dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të tjerë dhe popullatës civile. Seanca e sotme pritet të hedhë dritë mbi dëshmitë dhe akuzat e ngritura ndaj të pandehurve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *