Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca për çështjen “Banjska”, me të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë të pranishëm në sallë.
Për shkak të dëgjimit të një dëshmitari të mbrojtur, seanca do të mbetet e mbyllur për publikun dhe mediat, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Kjo masë është marrë për të mbrojtur dëshmitarët gjatë dëshmisë së dëshmitarit të identifikuar si A2.
Të akuzuarit përballen me akuza për sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u plagosën dy të tjerë. Për këtë sulm, aktakuza është ngritur edhe ndaj 45 personave të tjerë që janë aktualisht në arrati.

Leave a Reply