Seanca për votimin e Qeverisë së re është planifikuar të mbahet të dielën, më 26 tetor, në orën 10:00, sipas raportimeve të Klankosova.tv.
Ky informacion është bërë publik nga gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka afat edhe dy ditë për të prezantuar kabinetin e tij qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht, nuk ka shenja të qarta nëse partia do të mund të sigurojë votat e nevojshme deri në ditën e seancës.

Leave a Reply