Seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për krime lufte në Kosovë, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, është shtyrë për nëntor, pas kërkesës së mbrojtjes.
Avokatët e tyre deklaruan se kishin marrë vonë deklaratën e dëshmitarit Naim Haliti, planifikuar të dëgjohej në këtë seancë. Para nisjes së seancës, njëri nga avokatët paraqiti kërkesën për shtyrje, pasi kishte pranuar dokumentin vetëm disa minuta më parë dhe kërkonte kohë shtesë për shqyrtim.
Nga ana tjetër, prokurorja e Prokurorisë Speciale këmbënguli se deklarata ishte dorëzuar në kohën e duhur, por për shkak të pengesave teknike nuk u mor më herët nga mbrojtja. Pasi shqyrtoi rrethanat, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën, e cila do të mbahet më 24 nëntor, ku dëshmitari Haliti pritet të japë dëshminë e tij.
Ky vendim u mor për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm për të gjitha palët e përfshira.

Leave a Reply