Seanca për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit, ende e mbyllur

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, seanca e së enjtes për çështjen e Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh, do të vazhdojë e mbyllur.

Seanca është mbyllur për publikun pas kërkesës së avokatit të Shabanit, Besnik Berisha, për të dëgjuar ekspertët mbi ekspertizën psikiatrike të të akuzuarit. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025 kundër Shabanit dhe Qerimit, duke i akuzuar për mbledhje dhe dërgim informacionesh tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe institucionet e sigurisë së vendit.

Synimi ishte krijimi i një narrative të rremë për të ndërlidhur spitalin ushtarak të UÇK-së me trafikimin e organeve. Aktakuza përfshin gjithashtu akuzën për armëmbajtje pa leje ndaj Qerimit, pasi gjatë arrestimit më 5 qershor 2024, iu gjetën armë pa leje.

Shabani dhe Qerimi akuzohen se kanë rrezikuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës. Seanca u anulua më 20 nëntor 2025 për shkak të urdhrit për ekzaminim psikiatrik të Shabanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *