Seanca gjyqësore për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, është shtyrë për në orën 13:10 për shkak të problemeve teknike që penguan shfaqjen e provave me video.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, njoftoi për shtyrjen e seancës. Në këtë proces, babai i të akuzuarit Naim Murseli, Shaban Murseli, nuk ishte i pranishëm.
Gjykata vendosi që të lexohej deklarata e tij e dhënë më herët në Polici, pasi ai nuk mund të ishte i pranishëm fizikisht për shkak të vendbanimit të tij në Suedi. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj janë akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Prokuroria pretendon se plani për vrasjen u hartua nga Murseli, i cili kishte lidhur marrëveshje me Plavën për t’u kryer ekzekutimi, ndërsa Murseli do të paguante 30 mijë euro. Deklarata e Murselit dhe pjesëmarrësve të tjerë u lexua në gjykatë si provë për të mos vonuar procedurën.

Leave a Reply