Gjykimi ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, i cili duhej të mbahej sot në orën 09:30, është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtarit Alban Ajvazi.
Seanca e re është caktuar për 22 dhjetor 2025, në të njëjtën orë. Në fillim të vitit, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ende nuk kanë dhënë deklaratat e tyre për fajësinë.
I akuzuari Tom Dodaj, pasi pranoi fajësinë, u dënua me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë euro. Prokuroria pretendon se Murseli kishte planifikuar vrasjen e Liridonës, duke paguar Plavën për ta kryer atë, ndërsa arma u ble nga Dodaj.
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka vërtetuar se Murseli nuk vuante nga çrregullime mendore në kohën e ngjarjes.

Leave a Reply