Avokati Naim Rudari, që përfaqëson një prej pjesëtarëve të Policisë të përfshirë në incidentin e “Banjskës”, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mbylljes së seancave gjyqësore.
Sipas tij, vendimi për të mbyllur seancën e së hënës, dedikuar sulmit terrorist në Banjskë, për të mbrojtur dëshmitarin A2, është i paarsyeshëm. Gjatë një interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV, Rudari theksoi se mbyllja e seancave po çon në ndryshimin e deklaratave të dëshmitarëve, të cilët sipas tij po japin dëshmi të rrejshme.
Ai vuri në dukje se, përveç një dëshmitari anonim, të tjerët kanë identitet të njohur dhe nuk ka arsye për fshehtësi. Rudari gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj dy dëshmitarëve për dëshmi të pavërtetë.
Njëri prej tyre, sipas tij, e konsideron kallëzimin penal si një akt krenarie, duke treguar një qëndrim të pazakontë përballë akuzave.

Leave a Reply