Seebass: Hashim Thaçi shihet si simbol i lirisë në Kosovë

Frauke Seebass, analiste politike nga Gjermania, ka dhënë mendimin e saj për gjykimin e ish-udhëheqësve të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ajo shtjelloi perceptimin e shumë shqiptarëve të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Gjykatën Speciale si një simbol të njëanshmërisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj vendit të tyre. Sipas Seebass, ky gjykim mund të ketë ndikim të madh në politikën e jashtme dhe të brendshme të Kosovës, duke përfshirë edhe një mundësi të rikthimit të Thaçit në skenën politike.

Ajo theksoi se Hashim Thaçi shihet nga shumë njerëz si personifikim i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, edhe pse ai mbetet një figurë e diskutueshme në politikë për shkak të rolit të tij si udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila sot është partia kryesore opozitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *