Segment i ri i rrugës Prishtinë-Pejë gati për përfundim

Ministri i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka ndarë një video ku tregon për progresin në ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë.

Përmes kësaj videoje, Durmishi konfirmon se punimet po ecin sipas planit dhe se brenda kësaj jave do të përfundojë një pjesë kyçe e projektit. Ai vlerëson se ndërtimi i rrugës po zhvillohet me sukses, duke theksuar se projektet e nisura nga qeveria e tij realizohen brenda afateve të përcaktuara, ndryshe nga ato të mëparshme që kanë pasur vonesa.

Kjo rrugë është një segment i rëndësishëm për infrastrukturën e Kosovës dhe përmirësimi i saj pritet të lehtësojë lëvizjen mes dy qyteteve kryesore. Durmishi, i cili garon me numrin 24 në zgjedhje, vazhdon të promovojë arritjet e tij si ministër në këtë fushatë elektorale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *