Senegali arrin gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve Afrikane

Kombëtarja e Senegalit siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës duke mundur Malin me rezultat minimal 0-1.

Ndeshja u karakterizua nga dominimi i Senegalit, por pavarësisht rasteve të shumta, ata arritën të shënojnë vetëm një herë. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Ilmiman Ndiaye në minutën e 27-të, pas një gabimi të portierit të Malit.

Mali pati një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh në fillim të ndeshjes me anë të Gassama, por përpjekja e tij nuk u konkretizua. Situata për Malin u vështirësua kur kapiteni Yves Bissouma u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e shtesë të pjesës së parë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

Senegali, megjithatë, nuk arriti të shfrytëzojë avantazhin numerik në pjesën e dytë për të shtuar avantazhin. Në gjysmëfinale, Senegali do të përballet me fituesin e duelit mes Kamerunit dhe Marokut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *