Një shtetas serb u ndalua në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, pasi policia kufitare zbuloi në automjetin e tij disa mjete të mprehta.
Gjatë kontrollit, u gjetën dy sëpata dhe tri thika, të cilat u konfiskuan menjëherë nga autoritetet. Për rastin është informuar prokurori dhe është hapur procedurë nën dyshimin për “Armëmbajtje pa leje”.
Aktualisht, rasti është duke u hetuar në përputhje me procedurat e rregullta.

Leave a Reply