Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka shprehur shqetësimin për forcimin ushtarak të Kosovës.
Ai theksoi se Kosova ka blerë dronë kamikazë nga Turqia, veprim që sipas tij, mund të rrisë mosbesimin në rajon. Gjuriq argumentoi se pajisja e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me këto dronë mund të përshkallëzojë tensionet dhe dëmton besimin mes vendeve fqinje.
Ai sugjeroi se kjo është në kundërshtim me përpjekjet për paqe që kërkon Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Serbia, e cila investon më shumë në mbrojtje sesa vendet e tjera të rajonit, ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, duke e parë këtë si një sfidë për stabilitetin rajonal.

Leave a Reply