Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka shprehur shqetësim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së lidhur me zhvillimet ushtarake në Kosovë.
Ai ka vënë në dukje blerjen e dronëve kamikazë nga Turqia nga ana e Kosovës, duke thënë se ky veprim rrit mosbesimin në rajon dhe rrezikon të përshkallëzojë tensionet. Gjuriq theksoi se sigurimi i këtyre dronëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës është në kundërshtim me përpjekjet për paqe që ndjek Këshilli i Sigurimit.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Serbia është vendi që investon më së shumti në armatim në rajonin e Ballkanit.

Leave a Reply