Serbia lëshon dron mbi bazën ushtarake në Dumosh

Një dron serb është vërejtur duke fluturuar pranë një baze ushtarake në Dumosh, sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime nga autoritetet kosovare. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më herët se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës me disa dronë.

Ai ka theksuar se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me KFOR-in dhe shërbimet partnere, dhe se informacione të reja do të ndahen me publikun. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se ka koordinim të ngushtë me KFOR-in, i cili është përgjegjës për hapësirën ajrore të Kosovës.

Hoxha ka theksuar se dronët e dyshuar që vijnë nga Serbia janë monitoruar dhe se policia është në kontakt me KFOR-in për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe zonave kufitare. Hapësira ajrore mbetet përgjegjësi e KFOR-it, dhe ata janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *