Sevilla shënoi një fitore të jashtëzakonshme ndaj Barcelonës me rezultat 4-1 në ndeshjen e tetë të La Liga-s.
Loja nisi me dominimin e vendasve, të cilët kaluan në avantazh herët në minutën e 13-të përmes një goli të Alejandro Sanchez nga pika e bardhë e penalltisë. Epërsia u rrit më tej në minutën e 36-të kur Isaac Romero shënoi, pas një pasimi të Vargasit.
Në përfundim të pjesës së parë, Barcelona reagoi me një gol të Marcus Rashford, i cili realizoi pas një bashkëpunimi me Pedrin, duke e ngushtuar diferencën në 2-1. Katalanasit tentuan të barazonin në pjesën e dytë, por nuk arritën të konkretizonin rastet, ndërsa Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e 76-të.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Carmona siguroi fitoren për Sevillën me një gol të tretë. Adams vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 në minutat shtesë.
Me këtë humbje, Barcelona bie në vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Sevilla ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë.

Leave a Reply