Dimal Basha, i cili ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2025 me 73 vota, ka pësuar një rënie në renditjen e votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit 2025, ai ishte i 26-ti në listën e më të votuarve të Vetëvendosjes, me 25,459 vota. Ndërsa tani, sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, ai renditet disa vende më poshtë, me mbi 21,760 vota.
Në këto zgjedhje, disa figura të tjera të shquara të Vetëvendosjes kanë pasur rezultate zhgënjyese. Zef Morina nga Partia Shqiptare Demokristiane, partner i koalicionit, mori pak vota.
Edhe ish-opinionisti Viktor Buzhala nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti. Lulzim Hetemi, i njohur për qëndresën në Leposaviq, dhe Gani Krasniqi, një figurë e njohur e partisë, gjithashtu nuk morën numrin e pritur të votave.
Rezultatet ende po numërohen, por ndryshime të mëdha nuk priten për Basha.

Leave a Reply