Dy ndeshje të javës së 8-të të Superligës së Kosovës në futboll zhvillohen sot.
Në orën 15:00, në Klinë, Dukagjini pret Prishtinën e Re. Skuadra vendase do të kërkojë të përfitojë nga fusha e saj, ndërsa skuadra nga kryeqyteti synon të largohet nga zona e rrezikut me një rezultat pozitiv.
Njëkohësisht, Ferizaj do të presë Drenicën në terrenin e vet. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar, pasi Ferizaj ndodhet në fund të tabelës dhe me trajnerin e ri, Nevil Dede, synon të mbledhë pikë të rëndësishme për të përmirësuar pozicionin.

Leave a Reply