Samir Shahini, drejtori i Arsimit në Prishtinë, ka reaguar publikisht lidhur me një ligjëratë të zhvilluar në gjimnazin “Xhevdet Doda” nga zyrtarë të Gjykatës Speciale.
Shahini ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ai dhe Drejtoria e Arsimit nuk kanë qenë të përfshirë në vendimmarrjen për këtë aktivitet. Sipas tij, organizimi i ligjëratës është kryer nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa pëlqimi është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës, pa miratimin apo autorizimin e tij personal dhe pa ndonjë aprovim nga Drejtoria e Arsimit.
Shahini shprehu pakënaqësinë e tij për mënyrën e organizimit dhe paralajmëroi masa disiplinore për personat përgjegjës, duke nënvizuar që këto masa do të jenë në përputhje me procedurat ligjore. Gjithashtu, ai theksoi se do të shqyrtohet edhe roli i organizatës që organizoi këtë aktivitet me nxënësit e shkollës.

Leave a Reply