Endrit Shala, nga NISMA Socialdemokrate për FrontOnline ka shprehur besimin e plotë në fitoren e kandidatit për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në zgjedhjet lokale që po afrohen.
Ai tha se rezultatet e deritanishme të udhëheqjes së Kastratit janë të prekshme dhe të pamohueshme.
“Malisheva me kryetarin Ekrem Kastrati. Në katër vitet e kaluara, ai ka realizuar projekte madhore si Malisheva Urbane, nënkalimi i sheshit, dhe transformimi i qytetit në një qendër më funksionale e moderne. Këto janë vepra të prekshme, që i kanë dhënë Malishevës fytyrën e zhvillimit”, theksoi Shala për FrontOnline.
Ai gjithashtu foli për vizionin e Kastratit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke u fokusuar në një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e komunës.
“Për katër vitet e ardhshme, vizioni i tij është i qartë: Kijeva qendër Urbane dhe poashtu fshatrat urbane, duke e shtrirë zhvillimin në çdo cep të komunës”, tha Shala.
Duke përfunduar, ai u shpreh i sigurt për epërsinë e Kastratit në këto zgjedhje.
“Kjo është arsyeja pse fitorja e Ekrem Kastratit është e padiskutueshme dhe e sigurt, pa balotazh’’ shtoi Shala.

Leave a Reply