Dogana e Kosovës ka shkatërruar një sasi të madhe shamponësh të falsifikuar, të cilët konsiderohen të rrezikshëm për shëndetin.
Këta produkte, me markën HOBBY dhe kapacitet 1200 ml, përfshinin gjithsej 324 pako. Pas kontrollit doganor, u zbulua se produktet shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe janë të falsifikuara, prandaj nuk lejohen të tregtohen.
Dogana e Kosovës është e angazhuar në luftën kundër falsifikimit dhe piraterisë, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve, bizneseve legjitime dhe sigurisë ekonomike të vendit. Autoritetet inkurajojnë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për falsifikim.
Për raportime, qytetarët mund të kontaktojnë Doganën përmes email-it ose numrit të telefonit të poshtëshënuar.

Leave a Reply