Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur zhgënjimin e tij për parregullsitë e zbuluara gjatë rinumërimit të votave në këtë komunë.
Ai theksoi se çdo përpjekje për manipulimin e votës përbën një cenim të rëndë ndaj vullnetit të qytetarëve dhe demokracisë zgjedhore. Totaj, si drejtues i degës së PDK-së në Prizren, është zotuar të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie, duke nënvizuar se çdo shkelje duhet të trajtohet sipas ligjit.
Ai deklaroi se këto veprime nuk përfaqësojnë vlerat e partisë së tij, për të cilat kanë punuar dhe investuar ndër vite. Në fjalën e tij, Totaj siguroi qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës do të mbrojë vullnetin e votuesve dhe demokracinë në vend, duke vepruar me vendosmëri për të mirën e Kosovës.
Ai bëri thirrje për një rivlerësim të plotë të procesit të numërimit nga KQZ-ja dhe institucionet përkatëse, për të siguruar integritetin dhe paprekshmërinë e zgjedhjeve.

Leave a Reply