Shaqiri kontribuon me gol në suksesin e Baselit kundër Zurichut

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superligës së Zvicrës, Baseli arriti një fitore dramatike në shtëpi kundër Zurichut.

Vendasit e përmbysën rezultatin në minutat e fundit të lojës, duke triumfuar me rezultat 2-1. Zurich kaloi në avantazh herët dhe mbajti epërsinë deri në minutën e 90-të, kur Xherdan Shaqiri barazoi shifrat me një gol nga pika e penalltisë.

Në kohën shtesë, Salah realizoi golin fitues pas një pasimi nga Bacani, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për Baselin. Në këtë ndeshje, përveç Shaqirit, nga minuta e parë u aktivizua edhe mesfushori Dion Kacurri, i cili u detyrua të largohet pas një dëmtimi në minutën e 63-të.

Nga ana tjetër, për Zurichun, Bledian Krasniqi dhe Lindrit Kamberi luajtën gjatë gjithë ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Baseli renditet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Zurichu zë pozitën e nëntë me 25 pikë në tabelë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *