Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të rifilluar dialogun ushtarak të nivelit të lartë, një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ky zhvillim vjen pas një takimi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku zyrtarë të lartë ushtarakë të të dy vendeve diskutuan për këtë çështje, njoftoi ushtria amerikane në Evropë, sipas Associated Press. Kanali i ri i komunikimit do të shërbejë për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm ushtarak, një lëvizje që synon të kontribuojë në arritjen e paqes së qëndrueshme.
Një deklaratë nga Komanda Evropiane e ShBA-së thekson rëndësinë e këtij kanali në përpjekjet për stabilitet. Ky dialog ishte pezullluar që nga viti 2021, pasi tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit u përshkallëzuan, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
Rikthimi i komunikimit tregon një shenjë të përmirësimit të marrëdhënieve që nga ardhja në pushtet e Presidentit Donald Trump.

Leave a Reply