SHBA garanton mbështetjen për FSK-në drejt mbrojtjes territoriale

Ka përfunduar vizita e Gjeneral Bashkim Jasharit, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Gardën Kombëtare të Ajovës në SHBA, ku u rikonfirmuan marrëdhëniet strategjike mes dy palëve.

Gjatë kësaj vizite u theksua mbështetja e vazhdueshme për forcimin dhe profesionalizimin e FSK-së. Gjeneral Major Stephen E.

Osborn vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit 15-vjeçar, gjatë të cilit ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë punuar ngushtë me FSK-në. Ai tha se ky bashkëpunim ka kontribuar në krijimin e një force të mbrojtjes territoriale të aftë për ndërveprim me NATO-n.

Ky vizitë shërbeu gjithashtu për të forcuar besimin dhe mirëkuptimin mes dy forcave, duke ndihmuar FSK-në që të avancojë drejt një force mbrojtëse të standardeve ndërkombëtare. Vizita e Gjeneral Jasharit përmbylli një kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *