SHBA-ja nisi bisedimet me ministrin e Brendshëm të Venezuelës

Agjencia e lajmeve Reuters zbulon se para operacionit të SHBA-ve për të kapur Presidentin Nicolas Maduro, administrata Trump kishte zhvilluar bisedime me ministrin e brendshëm të Venezuelës, Diosdado Cabello.

Ky kontakt ka vazhduar që atëherë, sipas burimeve të besuara mbi çështjen. Zyrtarët amerikanë i kanë tërhequr vëmendjen Cabellos, i cili është 62 vjeç, të mos përdorë forcat e sigurisë apo mbështetësit militantë të partisë për të sulmuar opozitën.

Kjo është konfirmuar nga katër burime të tjera për Reuters. Struktura e sigurisë në Venezuelë, që përfshin inteligjencën, policinë dhe forcat e armatosura, ka mbetur kryesisht e paprekur edhe pas ndërhyrjes së SHBA-ve më 3 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *