Ish-zyrtari amerikan Charles Kupchan ka theksuar se Kongresi i SHBA-së po përpiqet të rikthejë vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, i cili po përballet me paqëndrueshmëri politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai shpjegoi se përfshirja e Kosovës dhe Serbisë në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së ka për qëllim të ushtrojë presion për përparimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të siguruar qeveri të qëndrueshme në të dyja vendet. Kupchan theksoi se Kongresi synon të nxisë presidentin Trump dhe administratën e tij të angazhohen më shumë në rajon, duke pasur parasysh nevojën për një rifokusim në çështjet e sigurisë në Ballkan.
Ai vuri në dukje se dokumenti kërkon nga kryeministri Kurti formimin e shpejtë të qeverisë pas zgjedhjeve, ndërsa ka shqetësime lidhur me qasjen e tij. Sipas Kupchan, në Kongres ka shumë zyrtarë që kanë eksperiencë në Ballkan, dhe kjo ka ndikuar në krijimin e këtij dokumenti të veçantë për rajonin.
Ai shtoi se është koha që si Kosova, ashtu edhe Serbia, të avancojnë në dialogun dypalësh për të kapërcyer bllokimin aktual.

Leave a Reply