SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi, kundër ndryshimit të kufijve

Senatorët amerikanë Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen kanë paraqitur një amendament në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes për vitin 2026, që synon të intensifikojë angazhimin e SHBA-së në procesin e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky amendament mbështet njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve dhe kundërshton çdo lloj politike që synon ndarjen e territoreve. Në Nenit 1280 të dokumentit zyrtar së fundmi të miratuar, kërkohet që Serbia dhe Kosova të përparojnë menjëherë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Me zbatimin e kënaqshëm të këtyre angazhimeve, SHBA do të shqyrtojë mundësitë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, duke përfshirë dialogë strategjikë dhe nisma për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Dokumenti nënvizon politikën zyrtare amerikane që mbështet një zgjidhje gjithëpërfshirëse përmes njohjes reciproke.

Gjithashtu, shprehet qartë kundërshtimi ndaj çdo rishkrimi të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbi baza etnike, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të papranueshme për mosmarrëveshjet ndërshtetërore. SHBA gjithashtu thekson rëndësinë e mbështetjes për demokracitë pluraliste për të garantuar stabilitet në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *