Një poster me mbishkrimin “Presidenti i Paqes” është postuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit në Facebook, duke e cilësuar presidentin Donald Trump si udhëheqësin që ka arritur të përfundojë tetë konflikte brenda tetë muajve.
Në materialin e publikuar, përmenden disa vendndodhje ku Trump thuhet se ka ndërmjetësuar për t’i dhënë fund konflikteve: mes Kosovës dhe Serbisë, Izraelit dhe Iranit, Armenisë dhe Azerbajxhanit, Egjiptit dhe Etiopisë, si dhe Izraelit dhe Hamasit. Së fundmi, Trump ka ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, që ka çuar në një armëpushim dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Presidenti amerikan ka njoftuar se do të fokusohet në konfliktin mes Pakistanit dhe Afganistanit pas zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme. Ai ka deklaruar: “Kjo do të jetë lufta ime e tetë që kam zgjidhur.
Konflikti mes Pakistanit dhe Afganistanit do të presë derisa të rikthehem.”

Leave a Reply