Sekretari i Ushtrisë amerikane, Daniel Driscoll, ka bërë të ditur planet për të blerë të paktën 1 milion dronë gjatë dy deri tre viteve të ardhshme, me mundësi për blerje shtesë në vitet pasuese.
Kjo nismë përbën një ndryshim të rëndësishëm strategjik, pasi aktualisht prodhohen rreth 50,000 dronë në vit nga degë të ndryshme. Në një intervistë me “Reuters”, Driscoll theksoi se ushtria është e përgatitur të rrisë kapacitetet e saj për të përmbushur kërkesën e re.
Ai vuri në dukje se dronët, për shkak të kostos së ulët dhe efektivitetit të lartë, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikte moderne si ajo midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas Driscoll, prodhimi vjetor i dronëve në vende si Ukraina dhe Rusia arrin rreth 4 milionë, ndërsa Kina ka kapacitet për më shumë.
Një objektiv kyç është krijimi i një kapaciteti të qëndrueshëm vendor prodhimi, përfshirë sensorët dhe bateritë, për të siguruar një zinxhir furnizimi të fortë në rast konflikti. Ai u shpreh se brenda një ose dy vjetësh do të shihet nëse ky zinxhir mund të përballojë kërkesën gjatë një krize.

Leave a Reply