Shefi i diplomacisë gjermane do të vizitojë Kosovën së shpejti

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të realizojë një turne në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, duke përfshirë edhe një ndalesë në Kosovë.

Ambasada gjermane ka bërë të ditur se vizita do të fillojë në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën, duke vazhduar më tej në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi. Ministri pritet të mbërrijë në Kosovë të martën pasdite, përpara se të përfundojë turin në Maqedoninë e Veriut të mërkurën.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Wadephul do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të Gjermanisë për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku Berlini shpreh angazhimin e tij të vazhdueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *