Ekonomisti Shenoll Muharremi ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për shpërndarjen e pagesave prej 100 euro për studentët pak ditë para balotazhit, duke e cilësuar si një përpjekje për të ndikuar në votë.
Sipas tij, kjo masë nuk ka për qëllim mbështetjen e studentëve, por është pjesë e një fushate zgjedhore. Muharremi thekson se vlera e këtyre pagesave ka rënë ndjeshëm nga viti 2021 për shkak të inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës, duke bërë që sot ato të kenë një vlerë reale prej rreth 65 euro.
Ai konsideron këtë veprim si një formë të korrupsionit elektoral, pasi ndodh në prag të zgjedhjeve. Ai vëren se ndihma e dhënë nuk adreson sfidat e arsimit dhe studentëve, por përkundrazi thellon problemet ekonomike të vendit.
Një pjesë e madhe e fondeve përfundon jashtë përmes importit dhe deficitit tregtar. Përfundimisht, ai pohon se kjo lëvizje është një mashtrim që dëmton ekonominë e Kosovës.

Leave a Reply