KosovaMed, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Mitrovicës, ka nisur ofrimin e shërbimeve paliative falas për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Shërbimi, i cili ka nisur që nga shtatori 2025, përfshin kujdes mjekësor shtëpiak dhe është zgjeruar për të përfshirë katër ekipe mjekësore. Çdo ekip përbëhet nga një mjek, dy infermierë dhe një asistent logjistik.
Për raste që kërkojnë analiza laboratorike, është i angazhuar edhe një laborant. Një ekip mjekësor është vendosur në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Bajgorë, duke shtrirë shërbimet në fshatrat e zonës së Shalës së Bajgorës.
Shërbimet ofrohen nga “KosovaMed Healthcare”, e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Departamenti i Shërbimeve Sociale dhe Familjare, duke siguruar kujdes të plotë dhe të licencuar për komunitetin. Për më shumë informacion ose për të marrë shërbime shëndetësore, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin +383 45 822 824.

Leave a Reply