Komuna e Malishevës ka informuar se reshjet e dendura kanë krijuar vështirësi në disa rrugë të zonës, por situata mbetet e kontrollueshme.
Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati, duke prekur rrugët kryesore si “Hamdi Berisha” në Malishevë, segmenti afër lagjes Hoti, dhe ato drejt Banjës, Mirushë-Gurbardh, Lubizhdë-Turjakë, si dhe urat në Lubizhdë dhe Damanek. Autoritetet lokale, përfshirë Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën dhe për të riparuar dëmet e shkaktuara.
Ndërkohë, energjia elektrike është reduktuar në disa zona, ndërsa furnizimi me ujë është i rregullt, por nuk është i përdorshëm për shkak të ndotjes. Qytetarët këshillohen të shmangin rrugët e përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e vendosura nga Policia për sigurinë e tyre.
U rekomandohet përdorimi i rrugëve alternative për të shmangur rrezikun.

Leave a Reply