Në dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Fier urdhëroi Bankers Petroleum të paguante rreth 600 mijë dollarë ish-drejtorit Leonidha Çobo për largim nga puna.
Me vendimin në dorë, Çobo kontraktoi një zyrë përmbarimore për të mbledhur borxhin, por përpjekjet për të gjetur fonde në bankat shqiptare dështuan, pasi Bankers nuk ka llogari aktive në vend. Për të shmangur ekzekutimin e detyrimeve, kompania kishte krijuar një skemë përmes një overdrafti së bashku me Raiffeisen Bank.
Përmbaruesit, duke mos gjetur asete të tjera, vendosën të bllokojnë skrapin në Patos-Marinzë, por ky ishte pronë shtetërore sipas marrëveshjes koncesionare. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore paralajmëroi përmbarimin dhe Bankers se skrapi nuk mund të shitej për të shlyer borxhet.
Megjithatë, përmbaruesi organizoi një ankand ku skrapi iu shit kompanisë Shkëlqimi 07 për gjysmën e vlerës së tregut, duke paguar borxhin e Bankers. Kjo situatë tregon një rast tjetër të vjedhjes së pasurisë publike në Patos-Marinzë.

Leave a Reply