Shkarkohet UD i kryeprokurorit pa kuorum në Këshillin Prokurorial

Besim Kelmendi është larguar nga detyra e ushtruesit të kryeprokurorit të shtetit gjatë një mbledhjeje të Këshillit Prokurorial.

Vendimi u miratua me votat e pesë anëtarëve, ndërsa pesë të tjerë dolën nga mbledhja në shenjë proteste, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të dëmtuar sistemin prokurorial të vendit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Për shkak të largimit të këtyre anëtarëve, mbledhja dhe vendimi u zhvilluan pa kuorumin e nevojshëm, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtij veprimi.

Kjo situatë ka shkaktuar debate dhe tensione brenda Këshillit, me disa anëtarë që shprehin shqetësime për ndikimin e kësaj lëvizjeje në funksionimin e drejtësisë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *