Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka dhënë vlerësimin e tij për situatën politike pas certifikimit të partive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Maliqi mendon se NISMA Socialdemokrate ka pak gjasa të tejkalojë pragun zgjedhor, pasi mbështetja e saj është vetëm 2–3%. Ndërkohë, ai sheh një situatë më të favorshme për AAK-në, e cila megjithatë nuk është pa rrezik, duke marrë parasysh diferencat mes zgjedhjeve lokale dhe qendrore.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas Maliqit, pritet të humbasë një pjesë të votave të vitit 2021, duke rënë për 5–6% në zgjedhjet e fundit. Ai gjithashtu thekson se ekzistojnë pakënaqësi brenda partisë, duke vërejtur se shumë nga anëtarët e parë nuk janë më aktivë.
Maliqi përmendi edhe rezultatet e sondazheve që tregojnë rritje për PDK-në dhe LDK-në. Përsa i përket votës së diasporës, ai kundërshton idenë se ajo i përket vetëm Vetëvendosjes, duke theksuar se ndikimi i saj është rreth 2–3% dhe nuk është vendimtar.

Leave a Reply