Shkëndija e Tetovës arrin fitoren e parë në Ligën e Konferencës

Shkëndija e Tetovës ka arritur një triumf historik në Ligën e Konferencës, duke mposhtur ekipin irlandez Shelbourne me rezultat 1-0.

Ndeshja u zhvillua në “National Arena Toshe Proeski”, ku fitorja u vendos në sekondat e fundit. Në minutën e 90+2’, një autogol i mbrojtësit Barrett i dha Shkëndijës fitoren e parë në këtë edicion.

Të tre pikët e fituara janë tejet të rëndësishme për ekipin tetovar, i cili tani numëron tri pikë pas dy ndeshjeve. Përballja e ardhshme e Shkëndijës do të jetë kundër Jagiellonis në Shkup, ku do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultatet pozitive.

Kjo fitore e parë në Ligën e Konferencës përfaqëson një moment të rëndësishëm për klubin nga Tetova, duke shënuar një hap të madh përpara në arenën evropiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *