Shkup: Përgatitje për protestën pro ish-udhëheqësve të UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” në Shkup po zhvillohen përgatitjet për një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila organizohet nga grupet që dolën nga lufta.

Kjo ngjarje është pjesë e një serie protestash ku pritet të marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat, duke kërkuar drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së. Më parë, në Tiranë është mbajtur një protestë masive, ku mijëra shqiptarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ngjarja në kryeqytetin shqiptar pasqyroi shqetësimet e thella të komunitetit për trajtimin e ish-luftëtarëve. Po ashtu, më 14 shtator, një protestë e madhe u zhvillua në Hagë, ku pjesëmarrës nga Evropa, Amerika dhe Kosova u bashkuan për të kërkuar drejtësi.

Kjo protestë u organizua një ditë para dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *