Shoferi i përfshirë në aksident në Fushë Kosovë lirohet pas arrestit

Në raportin e fundit 24-orësh, Policia e Kosovës informon se një këmbësore është aksidentuar në Fushë Kosovë nga një automjet i drejtuar nga një burrë kosovar.

Ngjarja ndodhi në orën 21:50, më 1 nëntor 2025, në rrugën “Nënë Tereza”. Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas arrestimit, shoferi është liruar nga prokurori, ndërsa çështja do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Detaje të tjera rreth gjendjes së viktimës apo rrethanave të aksidentit nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *