Një i ri 19-vjeçar është ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2025, në afërsi të fshatit të Vjetër, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik. Shoferi, me inicialet A.B., është kapur duke drejtuar një automjet VW Golf me shpejtësi prej 118 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.
Përveç shpejtësisë së lartë, ai gjithashtu ka kryer tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar sigurinë publike. Pas ndalimit, autoritetet i kanë shqiptuar një gjobë prej 300 euro, i kanë hequr 3 pikë nga patenta dhe ia kanë pezulluar atë për tre muaj.
Ai gjithashtu është përjashtuar nga trafiku. Policia e Ferizajt ka apeluar tek shoferët që të respektojnë shenjat rrugore dhe kufizimet e shpejtësisë, duke paralajmëruar për rreziqet e mosrespektimit të tyre.

Leave a Reply