Në Ferizaj, policia ka ndërmarrë veprime ndaj dy drejtuesve të automjeteve për shkelje serioze të rregullave të trafikut, të cilat u publikuan në rrjetet sociale.
Në fshatin Greme, një i ri 21-vjeçar, L.B., u ndalua pasi drejtonte një BMW X6 me targa të huaja me shpejtësi 209 km/h, në një zonë ku kufiri është 50 km/h. Për këtë, ai u gjobit me 500 euro, iu hoqën 5 pikë nga patenta, dhe i është pezulluar patentë shoferi për një vit.
Në një rast tjetër, E.K., 27 vjeç, ishte duke manovruar rrezikshëm me një Seat Ibiza në Zllatar. Ai u gjobit me 150 euro dhe iu hoq një pikë nga patenta.
Të dy shoferët pranuan shkeljet. Policia e Ferizajt bën thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe nxit qytetarët të raportojnë shkeljet në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke siguruar konfidencialitetin e plotë për raportuesit.

Leave a Reply