Shoferi ndërron jetë pas aksidenti tragjik në Gjakovë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në afërsi të qytetit të Gjakovës, ku një burrë rreth 81 vjeç ka humbur jetën.

Ngjarja u raportua nga Policia e Kosovës, e cila konfirmoi se incidenti ndodhi rreth orës 13:25 në rrugën “Dah Polloshka”, që lidh Gjakovën me Prizrenin. Sipas Vlera Krasniqit, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, njësitë policore dhe ekipi i urgjencës mjekësore arritën menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan vdekjen e drejtuesit të automjetit.

Aktualisht, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për “Hetim të vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *