Një aksident i rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Dars, Klos, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në përroin e zonës.
Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi drejtuesin e mjetit, A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se në automjet ndodhej edhe J. K., 30 vjeç, i cili mendohet se është marrë nga rrjedha e përroit pas aksidentit.
Automjeti, një “Audi” me targa angleze, përfundoi në përroin pranë “urës së fshatit Dars” rreth orës 01:30. Policia, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s vazhdojnë kërkimet për gjetjen e pasagjerit të zhdukur.
Drejtuesi i makinës rezultoi pozitiv për alkool dhe u akuzua për largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar autoritetet dhe pa ofruar ndihmë. Materialet e ngjarjes i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply