Shoferi në Prishtinë ndëshkohet për përdorim të dritave rotative

Në Prishtinë, një automjet u identifikua me drita rotative të paligjshme, duke çuar në ndërhyrjen e Njësitit të Trafikut të Kryeqytetit.

Për këtë shkelje, shoferi u ndëshkua me një gjobë prej 500 eurosh dhe i është pezulluar patentë shoferi për tre muaj. Gjatë kontrollit, u konstatua se pajisjet ndriçuese të vendosura në automjet ishin në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektimin e rregullave dhe ligjeve në fuqi, duke theksuar se përdorimi i pajisjeve të paautorizuara mund të rrezikojë sigurinë rrugore dhe rendin publik. Ata kujtojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik të shmangin veprimet që shkelin dispozitat ligjore, për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *